Futboll Sport

RRUGA DREJT KATARIT/ 11 ekipe kanë siguruar Botërorin 2022, 9 janë nga Evropa

Nga 32 skuadra pjesëmarrëse në Botërorin e vitit 2022. Kombëtarja e parë, si vendi pritës, ishte Katari, ndërsa të tjerat kalojnë në raundet kualifikuese mes Afrikës, Azisë, Evropës, Amerikës Veriore e Qendrore dhe Amerika e Jugut.

Në Oqeani, ende nuk kanë nisur kualifikueset për shkak të pandemisë, ndeshje që do të zhvillohen në mars. Nga Evropa janë kualifikuar Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia, Spanja, Zvicra dhe Anglia.

Natyrisht shumë ekipe të tjera janë shumë afër kualifikimit, por matematikisht vetëm 9 ekipe kanë siguruar biletën matematikisht nga kontinenti ynë. Në Amerikën e Jugut është vetëm Brazili, që ndeshjet e fundit eliminatore do t’i luajë thjesht për statistikë dhe prestigj.

Në Afrikë, Maroku, Egjipti, Mali dhe Senegali kanë kaluar në fazën e tretë, por ende nuk janë kualifikuar. Në Azi në të gjitha grupet ka garë të fortë dhe asnjë skuadër nuk e ka siguruar matematikisht. Botërori i vitit të ardhshëm do të zhvillohet nga 22 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar.

Related posts

I JEP LAMTUMIRËN BARCELONËS/ Ylli Griezmann: Po largohem i trishtuar që nuk… (FOTO)

Delo.autor

MILAN MERR LAJMIN E MIRË/ Titullari fiton betejën me COVID-19 dhe rikthehet me grupin. Ja emri…

Delo.autor

E PAZAKONTË PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE/ Polonia merr vendimin para gjysmëfinales së “play off”

F.autor

Leave a Comment