Futboll Sport

REJA BËN BILANCET/ “Mallkime” dhe objektiva, Italiani nuk harron as kontratën

Andorra ishte një sfidë shumë delikate, një ndeshje ku pavarësisht mungesave të mëdha duhej fituar me çdo kusht, për të mos hedhur poshtë gjithçka kishim arritur në këto kualifikuese, dhe mbi të gjitha për të mos vendosur në dyshin projektin me Edy Reja në stol. Për fat të mirë, një penallti e ekzekutuar saktë nga Endri Çekiçi na dhurojë fitoren. Italiani ashtu si pjesa tjetër e Kombëtares, lojtarët dhe stafi, kapen fort pas rekordit të vendosur, 18 pikë të grumbulluara në një fushatë kualifikuesesh:

“Krijuam shumë raste, por dukej sikur porta ishte e magjepsur, komplimente djemve, arritëm objektivin me 18 pikë si vend i tretë”.

Jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve gjatë këtyre kualifikueseve, Reja ndjen keqardhje mbi të gjitha për dy humbjet përballë Polonisë:

“Na vjen keq për ndeshjet me Poloninë, mund të shkonim në ‘play-off’. E kisha shumë frikë këtë ndeshje, pasi mbërritëm në fund të eliminatoreve me shumë probleme, dukej sikur na kishin mallkuar, por urime të gjithë djemve”.

Reja nuk harron as të kujtojë objektivin kryesor të vendosur nga FSHF, në momentin që mori drejtimin e Kombëtares:

“Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve. Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj”

Në fund, Reja shpreh dhe dëshirën e tij për të vijuar punën në krye të Kombëtares:

“Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata”.

Related posts

James, kundër kthimit në “Bernabeu”: Sa mirë te Bayerni, dua të qëndroj këtu!

Sadik.Autor

SLAVIA PRAGA NUK PRANOI TË ULEN NË GJUNJË/ Sulmuesi i Arsenalit i qëndron përpara syve. Shikoni pamjet që bënë xhiron e rrjetit

Delo.autor

FUTBOLLISTËT MË TË VLEFSHËM NË BOTË/ Kryeson Bellingham, surprizon Mbappe

F.autor

Leave a Comment