Futboll Premier League Sport

ZGJEDH TRAJNERIN E RI TË MANCHESTER UNITED/ Legjenda Ferdinand: Duhet një si ai

Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në drejtim të Manchester United është në rrezik.

Në Angli flitet prej kohësh për zëvendësuesin e tij të mundshëm dhe edhe një flamur si ish-mbrojësi Rio Ferdinand, duket se i ka të qarta idetë mbi trajnerin që do të ishte perfekt për të drejtuar Djajtë e Kuq pas norvegjezit.

“Marr si shembull Antonio Conte-n. Një trajner si ai ka hyrë në një ambient të ri dhe ka thënë qartë: ‘unë kështu jam. Nëse je me mua, mirë, përndryshe largohesh’. Kjo është diferenca mes një trajneri të mirë dhe një trajneri të madh”, ka thënë Ferdinand në podacst-in e tij FIVE.

“Unë nuk e njoh personalisht Ten Hag, por ajo që po bën tek Ajax është me të vërtetë fantastike. Kujtojmë se Ajax-i nuk është një klub i vogël, por është më i rëndësishmi në Holandë dhe çdo ditë kanë presionin për të fituar çdo ndeshje.

“Natyrisht, ka shumë ndryshime me Manchester United, por presioni për të fituar është i njëjtë”.

Related posts

Buffon në Argjentinë te Boca Juniors?

Sadik.Autor

Guardiola konfirmon se Sane mungon gjashtë javë dhe nuk luan në finalen e Carabao Cup

Q.Autor

FIFA I DHA TË DREJTË LOJTARIT/ Skënderbeu padit në KAS mesfushorin Shqiprim Taipi

Delo.autor

Leave a Comment