Futboll Sport

“TË MBARUAR DHE MENDJEMËDHENJ”/ Sacchi kritikon ashpër Italinë: Ai është një pistoletë e zbrazur

Arrigo Sacchi nuk i ka kursyer kritikat kundrejt Italisë së Roberto Mancini-t pas barazimit me Irlandën e Veriut dhe mungesën e kualifikimit në Katar 2022.

Axurrët, edhe për shkak të fitores së Zvicrës kundër Bullgarisë, do të duhet të kalojë nga playoff-et e marsit për të siguruar një vend në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

“Duket të mbaruar dhe pak mendjemëdhenj. Tani duhet t’i mbajmë këmbët në tokë, edhe pse e gjitha kjo minimizon rezultatin e Wembley-t”, ka thënë Sacchi për Gazzetta dello Sport.

“Nuk luajmë shumë mirë kur kemi frikë. Duhet t’i shfrytëzojmë muajt e ardhshëm për të rikuperuar formën. Insigne? Është një pistoletë e zbrazur dhe Mancini nuk ka sulmues që i jep garanci”.

Shpresa është ajo që të shihet, pas disa muajsh, i njëjti shpirt skuadre dhe e njëjta formë fizike që ka lejuar Italinë të ngjitet në çatinë e Europës verën e kaluar.

Related posts

BROJA SFIDON RONALDON/ Sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi

Delo.autor

KUKËSI-WOLFSBURG/ Verilindorët japin “shkëndijën” e parë, portieri ndal predhën e Telushit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment