Futboll

Tirana shpërthen me 3 gola në Pogradec, Shoshi i jep fitoren Bylisit në Fier

Tirana duket e pandalshme në rrugëtimin e saj drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Skuadra bardheblu iu imponua me rezultatin e thellë 0-3 Pogradecit, në ndeshjen e parë të fazës play off.

Sulmuesi afrikan Michael Ngoo realizoi golin e pare të sfidës në minutën e 14-të, ndërsa në pjesën e dytë e gjetën rrjetën për skuadrën e Ze Marias Greca në të 50-ën dhe Halili në kohën shtesë. Më këtë sukses Tirana, shkon në kuotën e 26 pikëve.

Fitores së Tiranës në Pogradec, Bylisi i përgjigjet me suksesin minimal me Apoloninë po në transfertë. Golin e vetëm të takimit në favor të skuadrës ballshiote e realizoi Shoshi me 11-metërsh.

Në zonën play-out Shënkolli mposhti 4-3 Turbinën, në një ndeshje plot emocione. Miqtë nga Cërriku barazuan dy herë, por Shënkolli ia doli të merrte tri pikë shumë të vlefshme.
Në ndeshjen tjetër, Shkumbini ka mundur 1-0 Ilirinë dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur ndjeshëm me renditje

Related posts

Sot kryen testet mjekësore, PSG nënshkruan me ish-lojtarin e Realit

Q.Autor

SFIDA VAZHDON JASHTË FUSHE/ Gjithçka për “El Clasico-n”, ylli i Barçës luajti me dy vida në dorë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda e Milanit: Kur do të rinisë futbolli? Pasi të rinisë kjo gjë

Delo.autor

Leave a Comment