Futboll

Arsenali fiton 3-0 me Watfordin për të shmangur krizën

Shqiptari Shkodran Mustafi i hapi rrugën suksesit të vendasve me një goditje të saktë me kokë në minutën e 8-të.

Në të 59-ën një kundërsulm i shpejtë i Arsenalit u përmbyll me finalizimin e saktë të Aubameyang, që pasi kaloi edhe portierin e pati të lehtë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.


Watford pati shansin për ta rihapur takimin në minutën e 61-të, por Deeney u tregua i pasaktë përballë Cech nga pika e bardhë e pënalltisë.
Armeni Mkhitaryan vulosi shifrat në 3-0 në të 77-ën, pasi u shërbye nga Aubameyang. Arsenali edhe pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e 6-të me 11 pikë më pak se Chelsea, që mban një pozicion më lart.

 

Related posts

“CAS” U BLLOKOI MERKATON/ Daja detyrohet të bëjë “shpikje” te Partizani. Ja eksperimentet me “demat”

Delo.autor

ÇFARË DEBUTIMI/ Nainggolan “SHKATËRON” portën e Bolognës (FOTO)

Isa.Autor

ÇFARË GJESTI/ Ylli i Liverpulit PASTRON TUALETIN e xhamisë, pak orë pas… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment