Futboll Sport

VIDEOLOJËRA DHE USHQIME TË SHPEJTA/ Ja pse Barcelona u prish me Dembelenë

Situata e Ousmane Dembeles në Barcelonë është komplet jashtë kontrollit
Varësia e tij në videolojëra dhe në ushqim të shpejt e ka zhgënjyer klubin e tij aktual. Ai po ashtu bie shumë vonë për të fjetur.

Për këtë arsye, ai ka munguar në shumë sesione të stërvitjeve. Valverde e ka dënuar atë duke e lënë në tribuna në humbjen e Barcelonës kundër Betisit.

Jo vetëm klubi është ankuar me sjelljet e Dembeles por po ashtu edhe ish pronari i shtëpisë së tij. Sipas Bild, ai ka kërkuar nga lojtari francez që të paguajë edhe 20 000 euro për kompensim të dëmtimeve që ka bërë në shtëpinë e tij.

Në një raport të Filippo Maria Ricci nga La Gazzetta dello Sport dhe L’Equipe shtrohet pyetja nëse ai tashmë nuk është i dëshirueshëm edhe nga trajnerët dhe shokët e skuadrës të cilët e godasin atë sa herë që mundën (rasti i Rakitiv, Pique dhe Suarez dje), kurse tabloidët katalunase jepen detale për neglizhencën që ju bë francezit.

Kështu, ai humbi vitin e tij të parë në Barça në mes të lëndimeve dhe vështirësive kurse tani mundësinë e dytë është duke e kaluar në një mosdisiplinë të pastër.

Në mes, Ousmane fitoi Botërorin. Jo si një protagonist, por ai ishte ati.

Talenti i tij është i padiskutueshëm, por sikur mos ti kishte këto probleme.

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/videolojera-dhe-ushqime-te-shpejta-ja-pse-barcelona-u-prish-me-dembelene-598024/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

POLEMIKAT ICARDI – WANDA NARA/ Javier Zanetti: Çdo person duhet të respektojë rolin e tij, gjëja më…

Isa.Autor

DËMTIMET BËHEN MAKTH/ Tjetër lojtar i shtohet infermierisë së Realit, ja emri

Delo.autor

Wenger: Askush nuk e di ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt!

Q.Autor

Leave a Comment