Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Holanda mposht Norvegjisë dhe siguron biletën për në Katar

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Norvegjisë, duke marr vendin e parë në grup dhe duke siguruar kualifikimin për Katar 2022.

Tulipanët kishin raste pa fund në pjesën e parë, por asnjërën nuk arritën ta konkretizonin.

Arnaut Danjuma dhe Memphis Depay kishin nga dy raste secili, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Holanda mendonte edhe ta mbronte rezultatin, duke mos rrezikuar para shumë.

Goli erdhi në minutën e 84-të, kur Danjuma asistoi te Steven Bergëijn që shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë Holanda shënoi edhe një herë me Depay për 2-0 për të hipotekuar fitoren.

Holanda zuri vendin e parë në grup, ndërsa vendin e dytë doli Turqia që do të luajë në play-off.

Related posts

FITORJA ME GOLEADË NDAJ TORINOS/ Trajneri Pioli: Na quajtën të “vdekur”, jemi 3 kilometra larg majës

Delo.autor

MESFUSHORI PORTUGEZ/ Andre Gomes: Jam i lumtur që u largova nga Barcelona, për mua ishte…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kosova publikon listën e futbollistëve të grumbulluar, konfirmohet prezenca e lojtarit të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment