Basketball Sport Të tjera

NBA/ Golden State e Brooklyn ruajnë kreun, Lakers triumfon në kohën shtesë

Golden State nuk ndal marshimin e saj në kampionat, duke fituar sot 116-96 ndaj Philadelphia. Fitorja e 16-të sezonale për Warriors, që erdhi nga duart e Curry, autor i 25 pikëve dhe 10 asist. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Lakers, që mundi 124-116 Indiana jashtë fushe. Ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 39 pikë.

Pa probleme fitojnë edhe kampionët e Milwaukee, që mposhtën 114-93 Detroit, me Antetokounmpo autor i 33 pikëve, mbështetur edhe nga Portis me 28 pikë e 10 rebound. Nuk zhgënjen as Brooklyn, që mundi 123-104 Boston, me 3 lojtarë që realizuan mbi 20 pikë (Mills 23, Durant 21 e Harden 20 pikë).

Zhgënjen skuadra e Chicago, që u mund 118-113 nga Houston, ekipi më i dobët i NBA-së këtë sezon. ditë e keqe edhe për Miami, që humbi 113-101 ndaj Minnesota (Edwards 33 pikë), që korri fitoren e pestë radhazi. Ndërsa Utah Jazz mban vendin e tretë në Perëndim pas fitores 110-104 në fushën e Oklahoma (6 lojtarë mbi 13 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Phoenix, 115-120

Indiana – Lakers, 116-124

Orlando – Charlotte, 99-106

Boston – Brooklyn, 104-123

Houston – Chicago, 118-113

Memphis – Toronto, 113-126

Milwaukee – Detroit, 114-93

Minnesota – Miami, 113-101

New Orleans – Washington, 127-102

Oklahoma – Utah Jazz, 104-110

San Antonio – Atlanta, 106-124

Golden State – Philadelphia, 116-96

Sacramento – Portland, 125-121

Related posts

SOT PËRBALLË NJËRI-TJETRIT/ Lazio bën gjestin prekës para ndeshjes me Atalantën (FOTO)

Delo.autor

KONFIRMON TËRHEQJEN NGA KOMBËTARJA/ Flet ylli i Real Madrid: Nuk do vras veten nëse…

Delo.autor

“MBRETËRESHA E QYTETIT”/ Njihuni me gruan e Kevin De Bruyne (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment