Janë mbyllur 4 sfidat e luajtura drekën e sotme në Grupin B për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Egnatia është mundur 1-0 nga Kukësi në sfidën e luajtur në Vlorë, por rrogozhinasit janë kualifikuar për në raundin e tretë dukë bërë historinë në Kupë. Vllaznia ka marrë një fitore tenistike 6-1 përballë Pogradecit, duke shënuar plot 6 herë në pjesën e parë.
Flamurtari ka mposhtur 2-4 Kastriotin në “Redi Maloku” duke u cilësuar dhe si surpriza e këtij raundin ndërsa Laçi ka barazuar 1-1 me Tomorin, por kurbinasin janë kualifikuar për në raundin tjetër pas fitores 0-1 në sfidën e parë.
REZULTATET E SFIDAVE
FT | VLLAZNIA 6-1 POGRADECI
Mustedanagiç 1′, Aralica 9′, 16′, Latifi (p) 14′, A. Hoxhaj 23′, 26’/ Topllari 55′
FT| LAÇI 1-1 TOMORI | Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmes |
Guindo 73’/ Nako 24′
FT| KUKËSI 1-0 EGNATIA | Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë |
Gj. Taipi (p) 39′
FT| KASTRIOTI 2-4 FLAMURTARI | Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë |
Karakaçi (p) 13′, Mudrazhija 90+3 / Diamanti 39′ 90+4, Pjeshka 67′, Ribaj 90+2′