Futboll Seria A Sport

LAJM I KEQ PËR “ZIKALTËRIT”/ Sanchez dëmtohet sërish, tifozët e Interit “hakmerren” në rrjetet sociale (FOTO)

Sulmuesi i Interit, Aleksi Sançez ka mbetur i dëmtuar sërish me kombëtaren e tij duke shqetësuar klubin zikaltër.

Sançez ka mbetur i dëmtuar mëngjesin e sotëm në sfidën Kili-Ekuador të vlefshme për eliminatoret e Botërorit në Amerikën e Jugut, duke lënë fushën pas vetëm 35 minutash lojë.

Një lajm mjaft i keq për kilienin që nuk po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij. Si të mos mjaftonte dëmtimi, tifozët zikaltër kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale duke thumbuar yllin e tyre.

Në fillim të tetorit, Sançez postonte foton e një “Lamborghini” teksa e shoqëronte me mbishkrimin: “Mund të vlesh shumë, por nëse je në vendin e gabuar… nuk do të shkëlqesh”.

Kaq ka mjaftuar qe tifozët e Interit të shpërthejnë me emoji “Lamborghini” në rrjetet sociale duke ironizuar keq sulmuesin e tyre. Kjo mund të jetë fundi i një marrëdhënie gati 2-vjeçare, pasi 32-vjeçari mund të largohet në këtë merkato dimri.

Related posts

BEFASON ICARDI/ Jetoj për GOLIN, ju tregoj raportet me Wanda NARËN, e kam si…

Isa.Autor

Parisi fiton pa Neymar-Mbappe/ Mbetet perfekt me “magjinë” e Cavanit (VIDEO)

Isa.Autor

MË SHUMË NDESHJE, MË SHUMË SHOW/ UEFA prezanton Championsin e ri

F.autor

Leave a Comment