Futboll Seria A Sport

GATTUSO SKANON MILANIN: Jemi ekipi I FORTË, por bëjmë gabime FOSHNJARAKE

Gennaro Gattuso e ka të qartë se ku duhet të punojë me lojtarët e tij në mënyrë që Milan të jetë protagonist në kampionat. Kjo skuadër ka nevojë të mbajë “dritën ndezur” për 90 minuta lojë dhe jot ë venitet në fushë ashtu sikurse ndodhi në humbjen 2-3 ndaj Napolit. Kuqezinjtë kryesonin 2-0 pas 50 minuta lojë, por më pas “errësirë totale” dhe Napoli përmbysi shifrat e fitoi, duke i shkaktuar Milanit humbjen e parë sezonale.

Të premten, në “San Siro” vjen Roma, një tjetër ekip rival, ndaj Gattuso kërkon nga skuadra që të mos përsëriten të njëjtat gabime si ndaj Napolit. “Jemi një ekip i fortë, me shumë lojtarë kampionë, që për një orë ishin pronarë të fushës ndaj Napolit. Por gabimet e bëra na kushtuan rëndë dhe më pas u çorientuam. Duhet të punojmë në aspektin psikologjik, për ta luajtur ndeshjen me të njëjtin ritëm për 90 minuta”, tha Gattuso, që ka nisur menjëherë nga puna.

“Duhet të korrigjojmë disa gabime edhe pse ndonjëherë duhet pak më shumë kohë. Jemi një ekip që arrin ta kontrollojë e administrojë mirë topin, me të gjithë lojtarët. Unë pres që të gjithë të kuptojnë se kanë veshur fanellën e Milanit, ku luhet vetëm për fitore, të jenë të përgjegjshëm për atë që bëjnë në fushë”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

Related posts

INTER NUK NDALET NË MERKATO/ Korrea pranë akordit, “Zikaltërit synojnë dhe sulmuesin…

Delo.autor

VENDOS TË LARGOHET NGA SASUOLO/ Boateng surprizon me klubin e ri: Mezi po pres që të luaj për…

Delo.autor

VILLARREAL-BARCELONA/ Xavi i beson treshes së sulmit Gavi-Depay-Ezzalzouli (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment