Futboll Sport

IDEJA E “ÇMENDUR” TEK ITALIA/ Mançcni gati t’i besojë sulmin në “play-off”-in e Botërorit një… braziliani

Ideja e afrimit të Zhoao Pedro në kombëtaren italiane po bëhet dita-ditës një hipotezë gjithnjë e më konkrete.

Italia e Mançinit është e dëshpëruar për një bomber në sulm dhe siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, FIGC po punon për të verifikuar në detaje situatën e sulmuesit brazilian me pasaportë italiane.

Tashmë javën e ardhshme telefoni i kapitenit të Kaljarit mund të bjerë dhe numri në ekran mund të jetë ai i trajnerit italian, gati për ta thirrur për play-offin e Botërorit në mars.

Zhoao Pedro është shtetas italian që nga viti 2017 dhe nuk është thirrur asnjëherë nga “axurrët”, ndonëse asnjëherë nuk e ka fshehur se ishte një nga ëndrrat dhe synimet e tij. Me fanellën e Brazilit ai luajti vetëm një kampionat të Amerikës së Jugut U-17 në vitin 2009 dhe kjo, sipas rregullave të FIFA-s, nuk duhet të përfaqësojë një pengesë për thirrjen e tij me Italinë.

Numri 10 i Kaljarit ka shënuar 34 gola në Serie A në dy sezonet e fundit dhe në këtë aktual ai është në vendin e 7-të në renditjen e golashënuesve, pavarësisht se Kaljari është në vendin e fundit në renditje

Related posts

Seria B/ Cremoneses e Ujkani humbet ndaj Foggias, Basha kapiten te Bari

Sadik.Autor

NNDRYSHON SITUATA E COUTINHOS/ Braziliani do të rikthehet tek Barcelona dhe…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ “Gardiani” Strakosha do të transferohet tek klubi i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment