Futboll Premier League Sport

E TURPSHME/ Manchester United mposhtet me “POKER” nga Watford dhe thellon krizën

E turpshme të thuash është pak… Mënyra se si është katanadisur Manchester United është vërtetë për të vendosur duart mbi kokë dhe e ardhmja e Solskjaer tashmë është e shkruar.

Një shkarkim i pashmangshëm që thjesht ka vonuar, por edhe një ekip pa pikën e personalitetit, që këtë sezon ka pësuar 29 gola në të gjitha kompeticionet (vetëm Norëich dhe Leicester me 30 janë më keq)

Një rënie e lirë që vazhdoi edhe sot në Londër, aty ku Ëatford i Claudio Ranierit ka fituar me meritë të plotë 4-1 dhe pasi De Gea priti dy penallti të përsëritura…

Nuk mjafton as altruizmi i Ronaldos sot, që përpara ndeshjes u mundua t’i japë zemër ekipit dhe lojtarëve, por dha edhe asist për golin e 2-1 në pjesën e dytë.

Por, mbrojtja duket totalisht amatore dhe verdhezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera në fund.

Related posts

Perez nuk dorëzohet, e do Mbappen te Real Madridi

Isa.Autor

JO VETËM RONALDO/ I biri po mahnit Italinë me gola SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA NË STOLIN E KOMBËTARES GJERMANE/ Trajneri Flick: Krenari për mua, jam këtu për…

Delo.autor

Leave a Comment