Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi i Anglisë rinovon deri në qershor 2022 me klubin e…

31-vjeçari Jamie Vardy, në prag të sezonit të shtatë me ekipin e Leicester, që nis nesër kundër Manchester United, ka rinovuar kontratën deri në qershor 2022 me “dhelprat” duke dhënë sinjalin se do ta mbyllë karrierën me këtë ekip.

Autori i 88 golave, 20 prej të cilëve në sezonin 2017/18 kur u shpall kampion i Anglisë, ishte pjesë e Anglisë që shkoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Rusi.

Që kur erdhi nga amatorët e Fleetwood Town në vitin 2012, Vardy ka pasur një rritje graduale që i ka dhënë aktualisht statusin e një prej sulmuesve më të mirë në Premier League.

“Të gjithë i dinë ndjenjat e mia për këtë klub. Jam shumë i lumtur që do të luajë edhe për katër vjet me Leicester,” – deklaroi Vardy.

Related posts

“BAYERN IM, SHPEJT NË MAJËN E BOTËS”/ Presidenti i ri: Ju tregoj lojtarin e sezonit, s’na mund as “COVID”-i

Delo.autor

Lamtumirë Barcelona, Aleix Vidal drejt Interit në Serie A

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mes Juventus dhe së ardhmes, Chelsea po punon për tre firma me peshë

Delo.autor

Leave a Comment