Futboll

Igli Tare: “Objektivi ynë është Champions League”

Përpara fillimit të ndeshjes Cagliari-Lazio, Igli Tare, në një intervistë për ‘Mediaset Premium’ ka konfirmuar se objektivi i ekipit bardhekaltër mbetet kualifikimin për në Champions League. “E nisim aty ku ishim dy javë më parë, tani është faza më e rëndësishme e kampionatit.

Duhet të bëjmë aq më pak gabime sa të jetë e mundur. Si është gjëndja e skuadrës? Dy barazime dhe një humbje janë analizuar në mënyrën e duhur, e rëndësishme është që loja e mirë ishte”, u shpreh Tare.

“Disa gabime kanë kushtëzuar ndeshjet, por duhet të vazhdojmë kështu dhe fitoret do të vijnë. Objektivi ynë kryesor është kampionati. Duam të arrijmë në zonën e Champions League, për të rritur kështu klubin, por nuk do të zhvlersojmë Europa League. De Vrij.

Do të jetë në fushë, por kishte gjëra burokratike për tu sqaruar”, deklaroi Igli Tare, në cilësinë e drejtorit sportiv të Lazios.

Related posts

PRONARI I INTERIT PASKA TALENT SI KËNGËTAR/ Shihni sa bukur këndon në gjuhën kineze (VIDEO)

Delo.autor

MERR FUND “TELENOVELA”/ Një kampion bote vishet verdhekuq, firmos me ROMËN

Isa.Autor

RENNES-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

Delo.autor

Leave a Comment