Futboll Sport

THYEN REKORDIN E VEÇANTË/ Ibrahimoviç bëhet futbollisti i parë në Europë që…

Milani, mbrëmjen e djeshme ka pësuar humbjen e parë në kampionat ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi” me rezultatin 4-3.

Së bashku me sulmuesin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, njeriu i ndeshjes ishte dhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili realizoi një dopietë, por pa mundur dot që të shmangte disfatën e parë të kuqezinjve në Serinë A italiane.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, sulmuesi suedez ka thyer një rekord, teksa është bërë lojtari më i vjetër i gjithë kohërave në Serinë A italiane ku mundur të realizojë gola të shumëfishtë dhe është 40-vjeçari i parë që ka realizuar dy gola ose më shumë gjatë një ndeshje në 5 kampionatet më të mëdha europiane nga vitet ‘2000, (40 vjeç, e 48 ditë).

Një rekord unik dhe i veçantë për Ibrahimoviç.

Related posts

(FOTO) E shkarkoi trajnerin, skuadra e Watford gjen zëvëndësuesin e tij

Q.Autor

Real Madrid ofron Varanin në marrëveshje për yllin e Chelseat

Q.Autor

“KUQEZI” DHE TË PERSONALIZUARA/ Mësoni domethënien e veçantë të dorezave të reja të “Gardianit” Hoxha (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment