Futboll Sport

SULM ME FORCA ARGJENTINASE/ Inzagi kërkon të surprizojë Napolin

Simone Inzagin e pret një ndeshje e vështirë pasditen e sotme. Interi i tij duhet me patjetër të diskutojë diferencën me kryesuesit dhe ky është rasti më i mirë për ta bërë këtë, në një ndeshje direkte me Napolin.

LAUTARO KORREA

Gjithë ambienti i ka varur shpresat tek ai, për të zgjedhur formacionin e duhur dhe për të treguar ashtu si në ndeshjet e kaluara se nga zëvendësimet e mirëmenduara gjatë ndeshjes mund të vijnë tri pikët e shumëkërkuara. E, ndërsa për të përgatitur ndeshjen ka pasur mjaft kohë, të pamjaftueshme duken forcat në dispozicion të tij.

Dëmtimet nga kombëtaret dhe ato të mëparshmet i kanë kushtëzuar zgjedhjet e tij, prandaj një tjetër ide ka lindur në mendjen e teknikut: një sulm i gjithi argjentinas. Xheko është rikuperuar, por trajneri beson se i nisur nga stoli mund të bëjë më mirë.

VLERËSIMET – E gjithë situata është për ta vlerësuar, por Lautaro e Korrea në sulm është një mundësi konkrete, edhe për faktin se të mërkurën luhet Inter-Shahtjor, një ndeshje që përveç prestigjit vlen edhe para për zikaltrit dhe Xheko në atë ndeshje duhet të jetë protagonist kryesor.

Inzagi do të shfrytëzojë stërvitjen e fundit për të nxjerrë përfundimet e duhura. Xheko është rikuperuar, por dilema qëndron vetëm në minutazhin që mund të përballojë boshnjaku. Dyshimi qëndron në kohën kur duhet aktivizuar: Titullar dhe të zëvendësohet apo të hyjë në pjesën e dytë për të bërë ndryshimin? Peshorja anon nga kjo e dyta, por mbi të gjitha ngelet ende për të parë se si do të reagojnë Lautaro e Korrea pas rikthimit nga kombëtarja.

Të dy duhet të ofrojnë garanci maksimale përballë një kundërshtari jo të lehtë, që e meriton vëmendjen para ndeshjes në Europë, por minutat e luajtura me Argjentinën, 100 për Lautaron e 80 për “Tukun”, mund të jenë sa pozitive, aq edhe negative.

ANA TAKTIKE – Latinët kanë luajtur vetëm dy herë bashkë si titullarë gjatë gjithë sezonit. Do të ishte një guxim i madh aktivizimi i tyre në një ndeshje të nivelit të tillë, por për Inzagin mund të jetë edhe një tundim taktik, me Korrean e Lautaron nuk do të ketë pika referimi edhe pse mund të humbasin centimetra, zikaltrit bëhen më të zhdërvjellët në repartin ofensiv.

Për t’u konsideruar është edhe gjendja fizike optimale e “Tukut” pas rikuperimit të dëmtimit nga java e kaluar dhe uria e tij për të provuar se investimi i bërë nga zikaltrit dhe dëshira e madhe e trajnerit për ta sjellë në Milano pas largimit të Lukakut, nuk ka shkuar dëm, mund të shërbejë si katalizator i një Interi që këtë herë duhet të tregohet cinik dhe preciz.

Related posts

ZBULON NJË HISTORI/ Modric: U zumë dhe nuk fola 3 vite me Mandzukic, sot e marr të parin në çdo luftë…

Delo.autor

ISH-MESFUSHORI I GALAKTIKOS/ Van der Vaart: Është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm, Real Madridit i mungon…

Isa.Autor

Momente PANIKU në takimin Gjermani-Francë, Rudiger SHKEL me TAKË në qafë Pavardin

Isa.Autor

Leave a Comment