Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM ME GOLA/ Teuta dhe Skënderbeu ndahen në “paqe” në një sfidë të “çmendur”

Teuta dhe Skënderbeu kanë barazuar 2-2 në Kamzë në një ndeshje të çmendur.

Shifrat u hapën në minutën e 20 me anë të Mensah pas një goditjeje me kokë duke e çuar atë top në fundin e rrjetës.

Teuta arriti të përmbyste rezultatin falë një super Lorenco Vila, i cili mjeshtërisht realizoi dy herë, goli i parë u shënua pas një aksioni model në minutën e 36 dhe një në minutën e 47.

Ishte Melos Bajrami ai që barazoi këtë takim, ku i sapo aktivizuar realizoi gol në minutën e 78 pas një goditjeje me kokë ku u tregua mjaft i saktë.

Me këtë ndalesë, Teuta klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

Related posts

Conte largohet nga Chelsea për t’i lënë vendin një tjetër italiani

Sadik.Autor

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia rikthehet te fitorja, Bylis nuk i ndahet Besës

Isa.Autor

Merkato/ Juve bën ‘pazar’ tek Reali, monitoron Kovacicin dhe Ceballosin

Q.Autor

Leave a Comment