Champions League Futboll Sport

REAL MADRID-SHAKHTAR/ Marselo dhe Mendi në fushë, Jovic i zë vendin Benzema (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madridi nis aventurën europiane të këtij sezoni ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetskut.

Tekniku Zinedin Zidan do të aktiviziojë mbrojtësin Eder Militaon në vend të kapitenit Serxho Ramos, i cili vuan nga një dëmtim në gju. Krahët e mbrojtjes do të mbulohen nga Marselo dhe francezi Ferland Mendi, i cili merr vendin e spanjollit Dani Karvahal

Në repartin e sulmit, Zidan i beson serbit Luka Joviç, i cili zë vendin e Karim Benzemasë.

Po në këtë orë luhet dhe sfida Salzburg-Lokomotiva Moskë.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid-Shakhtar Donetsk

Real Madrid: Kurtua, Marselo, Militao, Varan, Mendi, Kasemiro, Modriç, Valverde, Rodrigo, Joviç, Asensio. Trajner: Zinedin Zidan.

Shakhtar Donetsk: Trubin, Antonio, Bondar, Dentinjo, Dodo, Koçolava, Komienko, Marlos, Maikon, Solomon, Tete. Trajner: Luis Kastro.

Related posts

“ISHTE E PREFERUARA JOTE…”/ Kuzhinjeri i famshëm, Nusret Gokce i rezarvon përjetësish tavolinën Diego Maradonës

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Propozim unik nga Italia: Të anulohet kampionati, titulli ti shkoj mjekëve

Delo.autor

Mario Balotelli nuk paraqitet në stërvitje me Nice, ja vendimi i sulmuesit

Isa.Autor

Leave a Comment