Futboll La Liga Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Real Madrid mposht Granada-n me “POKER” dhe merr kreun

Real Madrid ka arritur një fitore të lehtë jashtë fushe duke mundur Granada me rezultatin 1-4.

Skuadra e Ancelottit luajti një ndeshje të menaxhuar mirë dhe dominuar, teksa pas 25 minutash e gjeti veten në avantazh të dy golave me Asensio dhe Nacho që shënuan.

Granada u zgjua me Suarez, por në pjesën e dytë ishin “galaktikët” ato që shënuan me Vinicius Jr teksa vendasit mbetën me dhjetë futbollistë.

Për brazilianin – me spektakël dhe driblime sote – është goli i tetë në La Liga, ku ka edhe 3 asist.

Në fund, rezultati u rrumbullakos nga Ferland Mendy.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi zikaltër largohet nga Serie A, firmos me skuadrën e re

F.autor

VIDEO/ Udinese dhe Inter e nisin ‘furishëm’ ndeshjen, Icardi sërish protagonist

Q.Autor

Thibo Kurtua larg Chelsea? Klubi londinez jep mesazhin e rëndësishëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment