Futboll Seria A Sport

“MAGJIA” VJEN NGA ITALIA/ Një ish-interist tërbon të gjithë, në Serinë A shënohet goli i vitit (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Interit, Keita Balde ka shënuar ditën e sotme një eurogol të denjë për realizimin e vitit në Serinë A.

Senegalezi ndëshkoi Sasuolon pas 40 minutash lojë duke çuar në rrjetë një goditje të fuqishme me roveshatë, që për portierin vendas ishte e pamundur ta arrinte. Ky ishte goli i barazimit për Kaljarin, pasi vendasit kishin shënuar më herë me Skamakën.

Berardi kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, por Zhoao Pedro vulosi shifrat në 2-2 pas vetëm 4 minutash po me 11-metërsh.

Kaljari mbetet në vendin e fundit me 7 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh, ndërsa Sasuolo mbetet në mesin e tabelës me 12 pikë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ As Lukaku dhe as Kane, Chelsea zgjedh talentin shqiptar për sulmin. Ja emri…

Delo.autor

COVID-19/ “Australian Open” në panik, 3 teniste pozitive pas zbarkimit në Melburn

Delo.autor

Flet blerja e re e Juventus: Nuk bëra gabimin e Gagliardini-t

Q.Autor

Leave a Comment