Futboll Sport

MOVIOLA INTER-NAPOLI/ Penalltia dhe goli, vendime të drejta të arbitrit (VIDEO)

Inter-Napoli ishte një nga ndeshjet më të vështira për t’u menaxhuar për nga rëndësia, por duket se Valeri dhe asistentët, në bashkëpunim me VAR-in ia kanë dalë ta bëjnë si duhet.

Rasti i parë i dyshimtë ishte penalltia e dhënë në favor të Interit. Pas goditjes së Barelës, topi ka prekur dorën e Kulibalisë në zonë, por Valeri duke e konsideruar si dorë të ngjitur me trupin nuk ka akorduar penallti.

Ndeshja është ndërprerë nga VAR-i dhe pas rishikimit arbitri ka sinjalizuar 11-metërshin, një vendim i saktë duke parë pozicionin. Një tjetër rast në të cilën u desh vendimi i arbitrit ishte në rastin e golit të Perisiçit, me topin që e kishte kaluar vijën fatale pavarësisht largimit të Ospinës.

VIDEO

Related posts

GËZIMET E TRIUMFIT NUK KANË FUND/ TIFOZËT e Partizanit “PUSHTOJNË” “Selman Stërmasin” (FOTO)

Delo.autor

NUK E NJIHNIM KËSHTU/ Çudira në Spanjë, INIESTA NUDO në xhakuzi për të dhënë…(VIDEO)

Isa.Autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Trajneri Reja duhet të zgjidhë dy dilema, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment