Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

HUMBJA NDAJ CHELSEA-T/ Szczęsny: Kampionët treguan diferencën mes nesh dhe asaj që duhet në Champions

Ndonëse Juventusi e kishte arritur kualifikimin matematikor për në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, për portierin polak, Vojceh Shezni, një humbje si kjo duhet të ishte shmangur me çdo kusht, madje fjalët e tij tingëllojnë edhe si një kritikë për taktikën e zgjedhur nga trajneri Masimiliano Alegri.

“Luajtëm shumë të tërhequr dhe ishim mjaft pasivë në lojë. Kjo është një humbje e vështirë për t’u shpjeguar, e patolerueshme, e cila duhet harruar sa më shpejt që të jetë e mundur, për të vazhduar përpara më të qetë. Të shtunën do të na presë një sfidë pak a shumë e njëjtë, sepse Atalanta është mjaft ofensive dhe bën një presing të madh, njësoj si Çelsi.

Mund të pranoj ndoshta faktin se më e rëndësishme për pozitat tona aktuale është ndeshja me Atalantën në kampionat, sesa kjo kundër Çelsit, por e vërteta është që një natë kaq tragjike si kjo duhet ta kishim shmangur në çdo mënyrë. Është normale që pas një paraqitjeje si kjo, të patolerueshme nga ana jonë, do të ketë kritika të mëdha, të merituara më shumë se kurrë, por shpresoj që të mund ta kapërdijmë sa më shpejt.

Çelsi na tregoi diferencën e madhe që ekziston mes nesh dhe atyre, por në të njëjtën kohë edhe atë çfarë nevojitet për të bërë në fushë, për të tentuar fitimin e një kompeticioni si Champions-i. E dimë që niveli ynë si Juve nuk është ai që treguam sot (dje), por ndërkohë e pamë qartë se në çfarë niveli janë edhe kampionët në fuqi të turneut”, deklaroi Shezni.

Related posts

REZULTATE NEGATIVE TË MILAN NË SERIE A/ “Djalli” në tatëpjetë në kampionat, ja shifrat e vitit 2021…

Delo.autor

ZYRTARE/ E sulmoi edhe vetë tifozi i tij, merr fund me turp epoka Benitez te Everton

Delo.autor

“A JE MIRË?” Ylli i Arsenalit fillon të flasë shqip, ngacmon Xhakën në “TikTok” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment