Champions League Futboll I pakategorizuar Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid hakmerret ndaj Sheriff Tiraspol dhe kualifikohet në fazën tjetër

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Sheriff Tiraspolit si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligën e Kampionëve.

Mbretërit kishin katër raste para se të shënohej goli, duke rrezikuar nga kënde të ndryshme.

Zhvillohej minuta e 30-të e takimit kur mbrojtësi David Alaba nga një gjuajtje dënimi me një goditje të bukur nga jashtë zonës shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i parë i austriakut në Ligën e Kampionëve me fanellën e mbretërve.

Krejt në fundin e pjesës së parë edhe Toni Kroos arriti të shënojë për 2-0 me një goditje të bukur nga distanca.

Në pjesën e dytë Real Madridi siguroi fitoren, ku Karim Benzema me një gjuajtje të bukur shënoi për 3-0 në minutën e 56-të.

Deri fund nuk kishte më gola dhe Reali siguroi kualifikimin, sikurse edhe Interi.

Related posts

Lautaro Martinez “show”, çfarë goli ndaj Atletico…

Sadik.Autor

SHKAKTOI REAGIME TË ASHPRA/ Cuadrado goditi me brryl futbollistin e Romës, merr dënim nga federata (VIDEO)

Delo.autor

 Kamza-Laçi/ Formacionet: Duro hedh në fushë më të mirët, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

Leave a Comment