Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Rasti i çuditshëm i Çepelës, u largua nga U-21 dhe shënoi me klubin e tij

Kombëtarja U-21 zhvilloi para pak ditësh ndeshjen eliminatore për Europianin U-21 ndaj Kosovës. Ndeshja luhej në orën 19:00 dhe vetëm 3 orë përpara fillimit, faqja e FSHF-së publikoi një njoftim që ka pasur ndryshime në listën e lojtarëve. Ramën Çepele lë grumbullimin për shkak dëmtimi, ndërsa thirret nga Kombëtarja U-19, Dijar Nikqi, i cili aktivizohet më pas në pjesën e dytë.

Nikqi mund të jetë një futbollist shumë i mirë dhe mund ta meritojë plotësisht Kombëtaren e Shpresave, por të thirresh në skuadër tri orë para ndeshjes, duke mos qenë pjesë e ekipit në asnjë ditë, dhe në përfundim të aktivizohesh, nuk është një veprim profesional dhe serioz. Ndërkohë, rasti i Ramën Çepeles ka dyshimet e veta, mbrojtësi u largua nga grumbullimi për shkak dëmtimi, ashtu siç thuhej në njoftimin e FSHF-së, por pak ditë më vonë, ai luajti me skuadrën e tij Hanover U-19 gjithë takimin ndaj Hansa Rostokut dhe madje shënoi edhe gol.

Related posts

“KËTO SHFAQJE SHTOJNË PRESIONIN MBI SOLSKJAER”/ Neville kundër Ronaldos: Nuk ka nevojë të na bëjë skena

Delo.autor

PAS TRANSFERIMIT TEK…/ Tifozët e mirëpresin Peter Crouch me një kryevepër (FOTO)

Delo.autor

“ZANIOLO TRADHTAR”/ Kërcënohet ylli i Romës nëpërmjet së motrës, mesazhe të frikshme në muret e shkollës së saj

Delo.autor

Leave a Comment