Futboll Sport

FRIKË PËR ERNEST MUÇIN/ Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen me Lestërin (FOTO)

ulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi zbriti mbrëmjen e sotme në fushë me Legian për tu përballur me Lestërin.

Sulmuesi shqiptar ishte titullar në këtë takim, por nuk arriti të lërë gjurmë. Fundi i ndeshjes ishte i hidhur për Muçin që ka pësuar një dëmtim që në pamje të parë duket i rëndë.

Gjatë një dyluftimi, 20-vjeçari ka përdredhur keq kyçin e këmbës, duke u detyruar të lërë Legian me 10 lojtarë, pasi polakët i kishin kryer të gjitha zëvendësimet

Një lajm jo i mirë për sulmuesin e Kombëtares, që ndalet në momentin e tij më të mirë. Dita e nesërme do të jetë vendimtare për Muçin pasi do të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mesfushori nuk gjen akordin me Liverpool, Inter përgatit sulmin për ta marrë në Milano. Ja emri…

Delo.autor

​PAS FITORES ME GOLEADË/ Man Unitedi shënoi 5 gola për herë të parë që prej kohës së Fergusonit

Delo.autor

BEFSON BELGU/ Mes Hazard dhe Neymar, Topin e Artë e meriton…” TANGU I REALIT”

Isa.Autor

Leave a Comment