Futboll Ligue 1 Sport

Heroi kundër Bayern Munichut, dëshpërohet keq pas ndeshjes në Bernabeu

Karim Benzema pritet të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. Karim Benzema ishte heroi i Real Madridit ndaj Bayern Munichut ku me dy golat e tij në barazimin 2:2 e kualifikoi skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, “Don Balon” parashikon largimin e sulmuesit francez nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Benzema thuhet se ka filluar kontaktet në lidhje me transferim në Serie A te skuadra e Napolit. Real Madrid kërkon 70 milionë euro për shitjen e Benzemas kurse Napoli deri më tani ka shfaqur gatishmëri të paguajë 50 milionë euro.

Related posts

Atletico Madrid nuk do të ketë trajnerin në finalen e Europa League

Sadik.Autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ante Rebic: Agjenti foli me “Zikaltërit”, por unë…

Delo.autor

TË ENJTEN STËRVITJA E PARË/ Fanellat e Ronaldos shiten për… 4 orë

Delo.autor

Leave a Comment