Futboll Ligue 1 Sport

POCHETTINO DREJT LARGIMIT/ Leonardo takon Zidane, i ofron pankinën e PSG-së në… verë

Zinedin Zidan duhet më pranë stolit të PSG-së. Sipas “Le Parisien”, drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, është takuar me ish-trajnerin e Realit dhe drejtorin e përgjithshëm të klubit Zhan-Klod Blank në Paris.

Ideja është që Zidanit t’i ofrohet stoli i “Parc des Princes” në sezonin e ardhshëm, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën largimit të Mauricio Poçetinos drejt stolit të Junajtidit.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sitin, ish-tekniku i Totenhemit i dribloi pyetjet e gazetarëve. “Jemi në këtë biznes ku zërat janë gjithnjë të pranishëm.

E kuptoj se çfarë po ndodh, por kjo gjë nuk mund të na shpërqendrojë. Duhet të bashkëjetojmë. Unë jam shumë i lumtur te PSG-ja. Nuk mund të flasim për të ardhmen time.

Ajo që një tjetër klub është duke bërë në këtë moment nuk është puna ime. Unë kam një kontratë deri në vitin 2023. Jam me të vërtetë i lumtur te Parisi dhe ky është një fakt”, tha tekniku 49-vjeçar.

Related posts

BARCELONA harron të fitojë në La Liga, MESSI nuk i mjafton ndaj Valencias

Isa.Autor

SHPËRTHEN FESTA/ Zvicra kalon në avantazh, Xherdan Shaqiri shënon ndaj Serbisë

F.autor

PROTAGONIST TEK ARSENALI/ Nuk kam kërkuar largimin, jam i lumtur në Londër

Isa.Autor

Leave a Comment