Futboll Seria A Sport

KRITIKAT NDAJ JUVENTUS/ “Shpërthen” Allegri: Nuk është turp të themi që…

Këtë sezon Juve nuk po bën mjaft mirë nisur dhe nga largimi i Kristiano Ronaldos, golat e të cilit ishin jetik për bardhezinjtë.

Këtë fakt e ka pranuar shpesh dhe Maks Alegri, që është kritikuar jo pak që pas rikthimi në stolin e bardhezinjve. Në konferencën për shtyp prag sfidës në kampionat, tekniku livornez ka shpërthyer duke u shprehur se Juve nuk mund të fitonte 20 kampionate radhazi dhe kjo situatë që po kalojnë është normale.

“Kur fola me presidentin, më kërkuan të punoja për të rikthyer Juventusin te qëndrueshmëria dhe rezultatet pozitive. Pastaj nëse këto rezultate vijnë brenda një viti, gjashtë muaj apo dy viteve mbetet për tu parë, kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për këtë, por unë mendoj se nuk është turp ta themi, që Juve nuk mundi të fitonte për 20 vjet rresht.

Është normale që Interi dhe Milani u rikthyen në nivele të shkëlqyera, ndërsa Napoli dhe Atalanta janë realitet. Për momentin skuadra duhet të punojë, ka pasur ndryshime në skuadër, por na duhet të durojmë. Mund të kishim bërë më mirë, sigurisht, por nuk ka një vlerë absolute si tre vjet më parë në kampionatin italian dhe kjo është diçka shumë e qartë. Jemi të lidhur me shoqërinë, e dimë se ku duam të shkojmë”, u shpreh Alegri.

Related posts

ZYRTARE/ Ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, trajneri italian prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE NË “AIR ALBANIA”/ “Bardheblutë mposhtin me përmbysje Teutën dhe i afrohen rivalit në krye

Delo.autor

RAGNICK BËHET GAZI I BOTËS/ Shkon në stërvitjen e Manchester United dhe nuk gjen asnjë lojtar në klub

Delo.autor

Leave a Comment