Futboll Kategoria Superiore Sport

E ÇUDITSHME PAS FITORES SË PARTIZANIT/ Tifozët bëjnë “mbledhje” me skuadrën dhe kontestojnë Ramën

Vërshëllima përfundimtare e ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës dekretoi fitoren e të kuqve me një gol në shtesë, por për çudinë e të gjithëve, në vend të festës, tifozët e të kuqve kërkuan një “mbledhje” me skuadrën.

Tifozët u bënë me dorë futbollistëve që të afroheshin te rrethimi dhe nisën një dialog jo pa tension me ta duke kërkuar me sa duket impenjim më të madh në vijim, edhe pse siguruan një fitore të rëndësishme.

Atje shkoi edhe drejtori Olsi Rama, por tifozët nuk ngurruan t’i bënin me dorë atij fillimisht që të largohej nga kjo “mbledhje” e improvizuar. Ai gjithsesi iu bashkua bisedimit dhe në fund tifozët e mbyllën me duartrokitje për ekipin këtë komunikim të çuditshëm e të pazakontë.

Related posts

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Delo.autor

CHAMPIONS/ PSG mposht me “MANITA” Basaksehir dhe fiton grupin, Neymar shkruan historinë

Delo.autor

JO VETËM XHAKA E SHAQIRI/ Sportistja kroate FESTON fitoren me SHQIPONJË

Isa.Autor

Leave a Comment