Futboll Sport

BOTËRORI 2022 PLAY-OFF/ Trajnerit të Uellsit nuk i besohet: Jemi me fat. Kemi që nga viti 1958…

Fati i ka buzëqeshur sot Uellsit, pasi shorti i play-off të Botërorit ka qenë në anën e britanikëve. Goglat e kanë vendosur në një minigrup mëse të përballueshëm dhe me shanse reale për të shkuar në aktivitet.

Bejl & Co. kanë përballë Austrinë në gjysmëfinale dhe rast suksesi, do të jenë pritës edhe në ndeshjen e dytë, atë ndaj fitueses së çiftit Skoci-Ukrainë, të gjithë kundërshtarë të përballueshëm. Ndaj trajneri Robert Pejxh, ka pranuar se për ekipin e tij kishte qenë një ndihmë e madhe nga fati pasi kishte evituar emrat e mëdhenj.

“Kjo është një mundësi e madhe, pasi që nga vitit 1958 nuk shkojmë në fazën finale të një Botërori. Tani do të shkojmë në play-off dhe është një stimul i madh për ne. Kemi punuar shumë për të arritur në vendin e dytë në grup dhe të fitosh mundësinë që të luash në shtëpi të dy ndeshjet, do të thotë se kemi pasur fat në short”, tha ai pasi mësoi rezultatet e goglave që u rrotulluan në Zyrih të Zvicrës.

Related posts

John Guidetti: Suedia e vitit 1994, është modeli ynë

Sadik.Autor

RACIZMI NDAJ JUAN JESUS/ Lojtari i Interit nuk grumbullohet nga kombëtarja

F.autor

“DËGJOI ZËRA NË SHTËPINË E GRUAS”/ Del versioni tjetër. Partnerja e Klodian Duros e shtyu dhe bërtiste, futbollisti u merakos për vajzën

Delo.autor

Leave a Comment