Futboll Premier League Sport

NDRYSHIMET NË DIETËN E LOJTARËVE/ Conte i ndaloi keçapin, kompania i kthen “reston” Tottenham

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit solli ndryshime të menjëhershme në klub. Tekniku këmbënguli fort tek ushqimi i lojtarëve, të cilëve ju ndaloheshin brumërat ose gjëra të tjera me shumë yndyrë. Gjithsesi në dyert e klubit ka ardhur një porosi e çuditshme.

Kompania austriake ‘Kurtis Brothers’, e specializuar në prodhimin e keçapit, ka dërguar një shishe për klubin me një shkrim drejtuar Antonio Kontes.

“I dashur Antonio, ne e morëm vesh që ju ndaluat keçapin. E mbështetëm vendimin tuaj. Të ushqyerit shëndetshëm është e rëndësishme, por dhe kënaqësia është. A e dini se çfarë vjen nga Italia? Domatet tona, Antonio. Jo çfarëdo lloj keçapi është i njëjtë. Kështu që mos evito gjithçka”.

Kompania donte të tregonte për përbërjen e këtij ingredienti,  i cili ka një shije shumë të mirë dhe nuk duhet të ndalohet. Megjithatë Antonio Konte jo më kot quhet ‘Gjenerali’ dhe urdhërat e tij nuk diskutohen. Ndoshta pasi ta provojë vetë mund të ndryshojë mendje.

 

Related posts

TREGON MOMENTIN KUR ISHTE BËRË LOJTAR I BARCELONËS/ Griezmann zbulon: Kam qarë nga gëzimi…

Delo.autor

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

Coutinho: Te Inter do të kisha vdekur…!

Q.Autor

Leave a Comment