Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dybala drejt largimit nga Juventus, mund të transferohet tek…

Paulo Dibala mund të largohet nga Juventusi në këtë merkato, me ofertat që nuk mungojnë për argjentinasin.

25-vjeçari thuhet se ka hapur derën për tu larguar nga Juventusi, me destinacion të mundshëm Junajtid ose PSG. Argjentinasi refuzoi kalimin tek Interi, i cili do të ishte pjesë e marrëveshjes për të transferuar Ikardin në Torino.

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Dibala ishte gati të qëndrojë tek bardhezinjtë, por pas një bisede me teknikun e ri Sarri, ka vendosur të dëgjojë ofertat në drejtim të tij.dybalaarge

Një lëvizje jashtë Italisë është alternative më e mundshme, me Mançester Junajtid dhe PSG, që kanë shfaqur interes për ta marrë në skuadrat e tyre. Çmimi që kërkon “zonja e vjetër”, është rreth 75 milionë euro, dhe në rast se ai largohet, rriten mundësitë që Higuain të qëndrojë.

Related posts

“NA SILLNI MESSIN”! Tifozët i kërkojnë “Pleshtin” drejtorit sportiv të Inter (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso: “Dua një rikthim të madh nga ekipi i Milanit”

Q.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Skriniar tregon muskujt: Me Juventus është speciale, por do të fitojmë ne

Delo.autor

Leave a Comment