Bundesliga Futboll Sport

BAYERN-MUNICH-BIELEFELD/ Nagelsmann: Nëse nuk fitojmë rrezikojmë të humbasim vendin e parë

Java e 13-të e Bundes ligës ka rezervuar për Bajernin një duel interesant ndaj Bilefeldit. Pas humbjes në Augbsurg, skuadra kampione është e dënuar për të fituar nëse nuk kërkon të rrezikojë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Trajneri Julian Nagelsman tha se skuadra nuk ka asnjë justifikim për të lënë pikë të tjera në kampionat.

Si është gjendja e skuadrës?

Më vjen mirë që nesër (sot) do të jenë dhe Gnabri, Musiala dhe Stanisiç. Nuk e di nëse do të jenë në gjendje për të luajtur, por e sigurt është që do të jenë të grumbulluar.

Kush do të mungojë?

Sar dhe Zabicer nuk do të jenë për shkak dëmtimesh, janë mungesa të rëndësishme të cilat duhet t’i mbulojmë për të mos prishur balancat. Kimish dhe Çupo-Moting janë në karantinë, Hernandez është stërvitur sërish, por nuk e di nëse do të jetë gati për Bilefeldin.

Sa e njihni kundërshtarin?

Bilefeld ka rritje nga starti i kampionatit dhe besoj që do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u mundur. Kanë një strukturë të mirë dhe praktikojnë kundërsulme të shpejta nga të cilat duhet të kemi kujdes. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme para se të luajmë me Dortmundin javën që vjen.

Në Champions kemi parë një Bajern ndryshe, pse ndodh kjo?

Nuk besoj se kemi qenë shumë të ndryshëm nga kampionati. Para ndeshjes me Augsburgun kishim bërë paraqitje të mira. Në futboll edhe ndodh që të bësh hapa fals. Por tani kjo i përket së shkuarës dhe shpresoj që skuadra të ketë mësuar nga gabimet. Është e rëndësishme që nesër (sot) të luajmë nga fillimi me dëshirën për të fituar dhe për të mbyllur sa më parë llogaritë.

Si mendoni ta zëvendësoni Kimishin?

Është për të ardhur keq që ai nuk do të jetë në fushë në ditët e ardhshme. Në mungesë të Zabicerit, mendoj që Tolsio dhe Gorecka do të jenë të denjë për t’i zëvendësuar. Është e vërtetë që Jamal ka luajtur pak, por kjo nuk do të thotë që nuk i besoj. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne.

Si e shihni kalimin e Rangnikut te Junajtidi?

Më vjen shumë mirë për këtë hap të rëndësishëm që ka bërë Ralf në karrierën e tij. Ai është një njeri i përkryer dhe një trajner i madh. Besoj që do të jetë shumë mirë në Mançester, anglezët kanë nevojë për një lojtar të tillë.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ronaldo paralajmëron “remuntada”-n kundër Atleticos

Delo.autor

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Delo.autor

FLET PËR OBJEKTIVAT ME TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Duka: Me Edy Rejan gjërat po ndryshojnë, nëse….

Delo.autor

Leave a Comment