Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpool mposht Southampton me “POKER”, Aston Villa triumfon me përmbysje

Tjetër fitore 4-0 për Liverpool në Premier League.

Pas asaj të marrë kundër Arsenal-it javën e kaluar, Të Kuqtë kanë mposhtur me të njëjtin rezultat edhe Southampton-in e Armando Brojës.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jota, autor i dy golave. Thiago dhe Van Dijk kanë shënuar dy të tjerët për skuadrën e Klopp.

Fitore edhe për Aston Villa-n e Gerrard, që duket se ka gjetur çelësin e suksesit me caktimin e legjendës së Liverpool-it në drejtimin e ekipit.

Villa ka mundur 2-1 në transfertë Crystal Palace.

Është mbyllur barazim pa gola sfida mes Norwich dhe Wolves.

Related posts

BOTËRORI/ Radha e Francës dhe Anglisë, ja axhenda e dy sfidave të ditës së sotme

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Në Rusi realizohet një gol historik, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

KAMPIONI I TREFISHTË I EUROËS/ PESHNGRITËSI Briken Calja shpallet “Qytetar Nderi” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment