Futboll

Leo Messi, 10 sezone me radhë mbi 30 gola

​Ky është sezoni i dhjetë që Lionel Messi kap shifrën e 30 golave me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, shifra magjike.
Me dy golat kundër Gironas, Lionel Messi ka shkuar në shifrën e 30 finalizimeve në sezonin 2017/18 në të gjitha garat – 22 prej tyre i ka realizuar në La Liga, raporton Gazeta Express.

Ky është sezoni i dhjetë me radhë që 5 herë më i miri i botës ka arritur të menaxhojë diçka të tillë.

Gjithçka nisi në sezonin 2008/09, kur Messi filloi të tregojë se do të mbretërojë një kohë në botën e futbollit, ashtu siç edhe ka bërë deri më sot, duke fituar çmime të shumta, thyer rekorde historike dhe duke realizuar gola të shumtë.

Atë sezon, Messi realizoi 38 gola në të gjitha garat, më shumë se dyfishin që kishte arritur në katërt sezonet e para si futbollist profesionist.

Që atëherë, Messi ka arritur të shënojë çdo sezon më shumë se 30 gola, diçka që nuk e ka arritur asnjë lojtarë në histori të këtij sporti.

Edicioni më i mirë dhe historik, është ai 2011/12, ku Messi e mbylli me 73 gola, ndërsa vitin kalendarik me më shumë se 90 gola, shifra vërtetë magjike, të një tjetër planeti.

2008/09, 38 gola

2009/10, 47

2010/11, 53

2011/12, 73

2012/13, 60

2013/14, 41

2014/15, 58

2015/16, 41

2016/17, 54

2017/18, 30 dhe vazhdon…

 

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI I TYRE/ Manchester City bën dy goditjet e para në merkaton e verës, ja emrat

Delo.autor

NIS VRULLSHËM ME PËRFORCIMET/ Bylis arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Tiranës…

Delo.autor

Befason Stuttgart, zyrtarizon tre mbrojtës dhe një sulmues

Sadik.Autor

Leave a Comment