Futboll Sport

U RRIT TEK INTERI/ Rei Manaj e nis nga stoli përballë së shkuarës… zikaltër

Rei Manaj do e nisë nga stoli ndeshjen e sotme ndaj Interit, ish-skuadrës së tij. Milano ka qenë për shumë kohë shtëpia e tij dhe në “Apiano Xhentile” lushnjari ka hedhur hapat e parë, atëherë kur në moshën 18-vjeçare vendosej nën urdhrat e Roberto Mançinit.

Në vetëm një sezon te zikaltrit sulmuesi luajti 6 ndeshje dhe pas këtij sezoni erdhën edhe huazimet e transferimi përfundimtar te Barcelona, pas të cilëve u rikthye përsëri në Itali.

Këtë herë me fanellën e Specias, Manaj do të ketë një përballje me të shkuarën e tij, atë të shkuar që e lançoi në arenën europiane.

24-vjeçari po shpreson që Tiago Mota t’i japë një mundësi për të ndëshkuar zikaltrit dhe prej kësaj të fitojë besimin e trajnerit për të qenë një nga titullarët për pjesën e mbetur të huazimit të tij te ligurianët.

Related posts

DYNAMO KYIV-BARCELONA/ “Katalanasit” kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Formacionet: Icardi përballë Kane, ja si rreshtohet Barça ndaj PSV (FOTO)

Isa.Autor

ASKUSH NUK E DINTE/ Djali i Gerrard-it tifoz me gjigantët italianë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment