Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Jo vetëm Juventus e Milan, tani edhe Interi hedh sytë te ylli i Serie A…

Prej javësh përflitej si një përforcim për Milanin, Juven, por edhe për ekipet angleze. Tashmë, për Dushan Vlahoviçin është gati të futet në valle edhe Interi.

Zikaltrit kanë një nga sulmet më të mira të Serisë A, por nuk duan të humbasin shansin për t’u përforcuar dhe rinovuar, sidomos nëse shohim moshën e Xhekos.

Zikaltrit kanë raporte të shkëlqyera me presidentin e Fiorentinës, Komiso, dhe mund të përfitojnë për të blerë Vlahoviçin me kushte të favorshme.

Serbit i skadon kontrata pas një viti dhe nuk pranon të rinovojë, çka detyron klubin vjollcë ta shesë për të mos e humbur falas në vitin 2023. Thuhet se Juvja ka ofruar 50 milionë euro, por kampionët e Italisë janë gati të sfidojnë bardhezinjtë.

Related posts

“NËSE NUK MUND TË RINOVONI…”/ Anelka kritikon ashpër PSG për amatorizmin e treguar me Mbappe

Delo.autor

DËMTIMI E MBAN LARG FUSHAVE/ Portieri i Shqipërisë kurohet te doktori kombëtares dhe Juventusit

Delo.autor

NJË “GËRSHËRË” AKROBATIKE/ Shikoni supergolin e shënuar nga “ylli” i Bayernit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment