Futboll Sport

E BUJSHME/ Gattuso gati t’i japë fund papunësisë, kombëtarja ballkanase ndjek me interes trajnerin italian

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.

Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

Related posts

KËRCËNIMET E ULTRASVE FASHISTË NDAJ HYSJAT/ Reagon Ambasada Shqiptare në Itali: Dënojmë diskriminimin

Delo.autor

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky është një sport burrash!

Isa.Autor

Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

Sadik.Autor

Leave a Comment