Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Nis të boshatiset infermieria e “Demave të Kuq”, dy lojtarë kthehen në stërvitje

Ilir Daja udhëhoqi paraditen e djeshme seancën e radhës stërvitore të Partizanit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës në orën 16:45 në “Air Albania” ndaj Skënderbeut, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Risia e ditës së djeshme ishte se mesfushori Maget kreu stërvitje normale, çka do të thotë se është rikuperuar dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit për ndeshjen e kësaj fundjave. Mesfushori nga Senegali pësoi një dëmtim muskulor ndaj Egnatias gjatë rënies në tokë dhe që atëherë ai është detyruar të stërvitet i veçuar. Edhe Abubakar Kamara, i cili gjithashtu ka pasur probleme fizike, është rikthyer të stërvitet normalisht dhe mund të marrë minuta që në ndeshjen e ardhshme, duke qenë se Partizani vuan për alternativa në sulm.

Nga ana tjetër, Andrija Filipoviç vazhdon të stërvitet i diferencuar. Sulmuesi nga Kroacia ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë dhe nuk do të jetë i gatshëm për Dajën ndaj Skënderbeut. Anësori nuk ka marrë aspak pjesë në stërvitje me grupin, por u është nënshtruar ushtrimeve individuale dhe vrapimit anës fushës. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Loti Celina, një tjetër i dëmtuar në kampin e kuq. Anësori i djathtë është prej javësh i dëmtuar dhe ende nuk dihet koha e rikthimit të tij.

Alban Hoxha nga ana tjetër vazhdon të stërvitet normalisht. E paqartë është nëse kapiteni do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Skënderbeut. Në klub bëjnë me dije se ai është ende në periudhë rikuperimi, teksa për ta theksuar më shumë këtë vlen fakti se gishtin, ku ai ka probleme, e mban ende të fashuar. Gjithashtu, kapiteni nuk merr pjesë në minindeshjet që organizon trajneri Daja. Sa për të dëmtuarit e tjerë, Lukas Kardozo vazhdon seancat e fizioterapisë dhe me siguri e ka mbyllur vitin, ndërsa qendërmbrojtësi Damçevski këto ditë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve dhe në rast se rikuperimi ka shkuar mirë, ai mund të kthehet në fushë dhe të stërvitet fillimisht i diferencuar

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Deschamps mbron: E vetmja e vërtetë që ka rëndësi është…

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Spektalël golash në “Anfield”, mesfushori De Bruyne ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

SPAIN-NORWAY/ “Spanjollët” kalojnë në epërsi, shënon Rodrigo

Delo.autor

Leave a Comment