Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I JEP FUND AGJERIMIT/ Sadiku thyen mallkimin dhe realizon golin e parë me Las Palmas (VIDEO)

Armando Sadiku më në fund ka kthyer mallkimin e golit me skuadrën e Las Palmas. Sulmuesit iu deshën 11 ndeshje për t’i dhënë fund thatësisë para portës kundërshtare për skuadrën e cila militon në La Liga 2,.

Në fakt, goli i parë nuk ka ardhur në La Liga 2, por në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku Las Palamas luan me Velez. Sadiku ishte titullar në këtë sfidë dhe la shenjën e tij në këtë takim me një gol në minutën e 44-t të sfidës.

Sulmuesi shfrytëzoi një pasim nga e djathta për të çuar topin në rrjetë për barazimin e përkohshëm 2-2 të skuadrës së tij në këtë ndeshje.

Deri tani, ai kishte luajtur 10 ndeshje në La Liga 2 me Las Palmas por nuk ia kishte dalë të shënonte, ndërsa duhet theksuar se në pjesën më të madhe të këtyre takimeve ka qenë zëvendësues.

Related posts

Lojtari Shqiptar drejt, nënshkrimit me Sampdorian

Q.Autor

Berlusconi: Ndonjëherë s’mund ta shikoj Milanin, Gattuso të luaj me dy sulmues

Q.Autor

Benzema drejt Arsenalit, Reali bën ‘goditjen’ e madhe të merkatos

Q.Autor

Leave a Comment