Futboll Sport

BËN PROPOZIMIN INTERESANT/ Legjenda Effenberg: Messi të kthejë “Topin e Artë”, ja kush duhet të zgjedhë fituesin

Një nga emrat më të njohur në futbollin gjerman në vitet ’90, Stefan Effenberg, i është bashkuar të gjithë atyre që mendojnë se Lionel Mesi ishte emri i gabuar që rezultoi fitues i “Topit të Artë”. Ish-sulmuesi gjerman, ka bërë të qartë se argjentinasi duhej të jepte një shembull me një gjest fisnik, ndërsa duhej të ndryshonte edhe formula e votimit.

“Sipas meje duhet të kthejë këtë trofe. Nuk ka nevojë për të pasi e ka fituar 6 herë, me të drejtë dhe për rezultatet e tij fantastike. Zgjedhja ishte me të vërtetë e pakuptueshme. Robert Levandovski dhe Kampioni i Europës, Zhorzhinjo, e meritonin këtë çmim”, shkroi ai në editorialin e zakonshëm për “T-Online”.

Sipas tij, modeli i votimit duhej ndryshuar dhe kishte një propozim shumë interesant. “Unë do të këshilla ndryshimin e modelit të votimit. Duhet të jenë ish-fituesit e “Topit të Artë” ata që votojnë pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë. Kush më mirë se ata e di çfarë nevojitet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”, ishte ideja e Efenberg.

Related posts

-26 GOLA NË MADRID/ “Los Blancos” vuan sindormën “Ronaldo”, ja statistikat befasuese (FOTO)

Delo.autor

DËSHTIMET E 2018/ Lojtarët e huaj më të dobët në Seria A, Milani dominon podiumin

Delo.autor

Kontrata 3-vjeçare për dy talentet shqiptarë të Zyrihut

Sadik.Autor

Leave a Comment