Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KEIDI BARA NGACMON UZUNIN/ Humor mes “kuqezinjve” për fushën e Përmetit që bëri xhiron e botës (FOTO)

Faqja më e ndjekur sportive në rrjetet sociale, “433”, e cila publikoi dje pamjet e ndeshjes së vlefshme për Kategorinë e Dytë në vendin tonë, mes Përmetit dhe Labërisë, luajtur të dielën e 28 nëntorit, është bërë objekt humori edhe për lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Pas publikimit të videos me fushën që ishte kthyer si pishinë dhe lojtarët që mundoheshin të lëviznin topin, ishte mesfushori që luan në Spanjë, Keidi Bare, i cili duke qeshur ftoi të komentonte për këtë situatë sulmuesin tjetër të kuqezinjve Myrto Uzuni. Një mik i tyre i përbashkët i kujtoi Bares se lojtari beratas ka luajtur disa herë në terrene të tilla.

Ndërkohë, Uzuni iu përgjigj sërish me një figurë që simbolizon të qeshurën dhe ironinë në rrjetet sociale. Postimi për fushën e Përmetit ka marrë me mijëra komente nga tifozë nga e gjithë bota, duke dhënë natyrisht një imazh jo të mirë për Shqipërinë.

Related posts

HAJDUTËT I VODHËN SHTËPINË TEKSA LUANTE NDAJ BOLOGNAS/ Sulmuesi i Lazios: Hajdeni kur jam brenda (FOTO)

Delo.autor

“FILOZOFIA KAIZEN”/ Çfarë do të thotë mesazhi i shkruar nga Ronaldo

Delo.autor

SHOKUESE/ Ylli i Atalantës humb Champions-in, kalon në depresion. Gjeti gruan duke e tradhtuar?!

Delo.autor

Leave a Comment