Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE ME POLEMIKA/ Partizani mposht me vuajtje Skënderbeun dhe sheh zonën e Europës

Partizani ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për herë të parë në këtë sezon, duke mposhtur me shifrat 2-1 Skënderbeun në një sfidë ku ka pasur gjithçka.

Dueli ishte shumë i bukur që në start me raste nga të dy skuadrat. Të kuqtë gjetën golin me Rrapajn e më pas u arritën nga Mensah. Në fundin pjesës së parë erdhën momentet e diskutueshme, me një gol të Carës që u akordua pasi VAR ktheu vendimin e vijërojtësit, e më pas edhe një moment i diskutueshëm për një goditje dënimi në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të ulët në fillim, teksa u ndez në fundin e saj. Fillimisht korçarëve iu anulua goli i barazimit për një prekje me dorë të Zhan Viktor. Më pas, ata fituan penallti, por Teqja bëri heroin duke pritur gjuajtjen nga pika e bardhë.

Dueli vazhdoi me drithërima deri në fund dhe u mbyll me protestat e korçarëve ndaj gjyqtarit, teksa shohin veten përsëri në zonën e ftohtë të klasifikimit. Ndërsa të kuqtë tani shohin shumë afër zonën e Europës, vetëm 2 pikë larg.

Related posts

Letra prekëse e ish-futbollistit të Kombëtares: Jetoj keq, me vetëm 170 euro

Q.Autor

Ish trajneri i Realit: Zidane po konsideron largimin e CR7, por mendon si mund t’i thotë atij?

Q.Autor

I GJETËN ILAÇIN/ Mori GJOBË REKORD nga BARÇA, Dembele paraqitet në stërvitje një…

Isa.Autor

Leave a Comment