Futboll Shqipëri Sport

PROTAGONIST NË ANGLI/ Ylli i ri i Shpresave jep asist, por skuadra e tij eliminohet nga Kupa FA

Armando Dobra po bëhet gjithnjë e më shumë vendimtar me skuadrën e Kolçester, ku ai është kthyer në një lojtar titullar. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, po tregon aftësitë e tij me gola dhe asiste, por sot nuk ka mundur të ndihmojë ekipin e tij që të kalojë në turin tjetër të Kupës FA.

Kolçester luante në shtëpi përballë Uiganit që luan në kategorinë e tretë angleze dhe nuk ia doli që të kalonte një rival të tillë, edhe pse Dobra dha kontributin e tij.

Në fundin e pjesës së parë, ishte pikërisht mesfushori i cili po shkëlqen edhe me fanellën e përfaqësueses Shpresa ai që dha asistin për golin e Sirs pas një driblimi në krahun e djathtë. Por kaq nuk mjaftoi pasi në pjesën e dytë Uigan gjeti përsëri rrjetën dhe siguroi kalimin në turin tjetër.

Dobra është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në këtë edicion edhe për përfaqësuesen Shpresa, me të cilën ka shënuar 1 gol në 5 ndeshjet e këtyre kualifikuesve të Europianit.

Related posts

KAMZA-PARTIZANI/ Përfundon ndeshja, miqtë i “falen” Bruno Telushit për 3 pikët

Isa.Autor

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Sadik.Autor

Urrejtje e madhe për Kombëtaren shqiptare: Dihet kush ia u ka mbajtur skuadrën atyre (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment