Futboll La Liga Sport

PO BËHET VIRALE/ Ka aq shumë sa për të vendosur këmbët, Messi poston FOTON epike me “Topin e Artë”

Lionel Mesi fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë. Argjentinasi mundi Robert Levandovskin në garën për këtë çmim. Tani lojtari po e shijon këtë moment në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një foto e Mesit ka bërë bujë në të gjithë mediat. Në të duket ai dhe pjesa e tjetër e familjes në një divan, sëbashku me 7 Topat e Artë. E veçanta qëndron se njëri prej djemve të 34 vjeçarit ka mbështetur këmbën mbi një prej tyre, sikur të ishte diçka mëse normale.

Fitimi i këtij trofeu për Mesin tanimë është diçka normale. “Pleshti” vazhdon të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit.

Related posts

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ M’Gladbach nuk përmbahet, 3 gola në 26 minuta kundër Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

PORTIERI SHIKON TMERR ME SY/ Përfundon në spital në gjendje të rëndë, grabitësit e sulmojnë me thikë dhe i presin…

Delo.autor

Leave a Comment