Futboll Sport

LËVIZJE “ALLA KROJF”/ Mediat angleze nuk kursehen me elozhet për Armando Brojën

Sauthemptoni ka humbur 71 pikë nga pozicionet fituese në Premier Ligë që prej ndeshjes së parë të Ralf Hazenhytelit në stol, 15 më shumë se çdo skuadër tjetër e Premier Ligës. Është një statistikë që zbeh rëndësinë e golit të Brojës ndaj Brajtonit, por aspak bukurinë e tij.

Ky ishte më i bukuri që sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar me fanellën e “Shenjtorëve”, aq sa ka marrë edhe elozhet e shtypit britanik. “Daily Mail” e krahasoi lëvizjen e tij në minutën e 29- të, me atë klasiken e Johan Krojfit.

“Sulmuesi i kombëtares shqiptare, 20 vjeç, i huazuar nga Çelsi, bëri një kthesë “alla” Krojf për të mashtruar Shejn Dafin, përpara se të kalonte edhe portierin Sançez”, raportonte në komentin e ndeshjes gazetari i “Daily Mail”, Ljuis Still. Ndërsa edhe komentatorët televizivë bënë një koment të ngjashëm, duke e quajtur “Krojfi i vogël”.

Related posts

“NDAJ POLONISË DO JAPIM SHPIRTIN”/ Hoxha: Duam Botërorin, fitorja ndaj Serbisë më e rëndësishmja

F.autor

VIDEO/ Sulmuesi trashaluq mposht gravitetin dhe shënon me kokë

Q.Autor

ËSHTË NJË NGA LOJTARËT MË TË MIRË NË ZVICËR/ Taulant Xhaka rrëfen: Ndeshja më të çmendur ishte në…

Delo.autor

Leave a Comment