Futboll

Inter frenon, Spalletti: Nuk e kemi cilësinë që mendojnë…

Sfida mes Interit dhe Napolit i është mbyllur me rezultatin 0-0 në “San Siro”. Një rezultat “i pjekur”, i cili nuk lejon që zikaltrit të arrijnë Lazion në renditje dhe pastaj të kthehen në Ligën e Kampionëve. Luciano Spalletti, i intervistuar nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, promovoi testin e ekipit të tij: “Ne zhvilluam një lojë të mirë, pastaj shfaqja varet nga mundësitë dhe golat.

Napoli ka bërë më mirë se ne, sepse ka këtë metodën “sarriano”. Ne kemi qenë të mirë, duke pritur dhe përpjekur për të “kafshuar”, sepse Napoli është një ekip që të detyron ta ndrydhësh veten. Ne mund ta dëmtonim kundërshtarin me kundërsulm, por nuk kemi përfituar nga të gjitha situatat që kanë ardhur. Ndonjëherë hedhim topa të thjeshtë. Ka raste kur jemi të vazhdueshëm, por nganjëherë i lëmë kundërshtarit topin.

Nuk e di se si do të shkojë ndeshja tjetër. Ne kemi jetuar një periudhë shumë të keqe. Duhet të them që kurrë nuk kemi luajtur një futboll të shkëlqyer dhe kjo, sepse nuk kemi të gjithë cilësinë, që thonë shumë persona. Napoli ka cilësi”.

Related posts

HUMBËN PENALLTITË NDAJ ITALISË/ Abuzimet raciste ndaj yjeve të Anglisë, policia merr masat dhe nis arrestimet

Delo.autor

U RIKTHYE NË KOMBËTARE/ Klubi i Serie A bën një ofertë për Balotellin…

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Ceremonia e mbylljes së “EURO 2020”, shikoni spektaklin e përgatitur në “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment