Champions League Futboll Sport

MILAN-LIVERPOOL/ Pioli i beson nga minuta e parë Messias, Klopp me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Milan-Liverpool, ndeshja e fundit e fazës me grupe për dy skuadrat, me kuqezinjtë që janë akoma në garë për kualifikimin, ndërda Të Kuqtë e kanë siguruar para disa javëve.

Pioli ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Messias, i cili do të luajë në krah të Diaz dhe Krunic, të tre të rreshtuar mbrapa Ibrahimovic.

Klopp, i cili kishte paralajmëruar se do të bënte rotacion, ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Mane dhe Salah.

Sulmi do të udhëhiqet nga Origi, lojtari i mrekullisë në Champions kundër Barçës, dhe autor i golit të realizuar në minutën e fundit kundër Wolves në Premier League fundjavën e kaluar.

Formacionet zyrtare

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Messias, Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

LIVERPOOL (4-2-3-1): Alisson; Williams, Philipps, Konate, Tsimikas; Morton, Oxlade-Chamberlain; Minamino, Mane, Salah; Origi.

Related posts

Nuk ka më dyshime, tashmë ekziston një datë rikthimi për Neymar

Sadik.Autor

RRËFIMI “INTERESANT” I LEGJENDËS SË ITALISË/ Cannavaro: Napoli-t i duhet një LOJTAR për të NDALUR Juventus-in

F.autor

PORTIERI I “SHPRESAVE” MBETET PA EKIPI/ Saimir Ujkani ndërpret kontratën me klubin turk…

Delo.autor

Leave a Comment